Pele nuk e fsheh, Maradona një magjistar…

Pele: “Ju ishit një gjeni që magjepsët botën, një magjistar me një top në këmbë ”

Nuk ka qetësi ndërsa bota sportive humbi një javë më parë një legjendë si Diego Armando Maradona. Dhe pas statusit të parë në 25 nëntor, braziliani me famë botërore Pele, ndalet sërish te figura e argjentinasit me një dedikim shumë special.

Pele në rrjete:

Tashmë kanë kaluar shtatë ditë që kur u larguat. Shumë njerëz donin të na krahasonin, ka qënë kështu për një jetë. Ju ishit një gjeni që magjepsi botën, një magjistar me një top në këmbë. Një legjendë e vërtetë. Por para së gjithash ju për mua do të jeni një mik i vërtetë me një zëmër akoma më të madhe “.

Kështu, një javë pas vdekjes së Maradonës, Pele, ‘futbollisti tjetër i shekullit’, reflekton edhe një herë duke dëshmuar se e vërteta e rivalitetit mes tyre në fushë, ishte vetëm me fjalë. Një gjest prej kampioni e mbretit Pele…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!