Teleteksti i mbrëmjes…
727: Etrit Berisha shtrohet në spital për të patur një kontroll më specifik në betejënpër të mundur COVID-19. Kapiteni kuqezi, ka dsa ditë i izloluar por situata së fundi ishte përkeqësuar.
727: Sot u nda nga jeta Petrit Murzaku. Kampioni i Partizanit dhe ekipit tonë Kombëtar. Ishte 88 vjeç. Në karrierë garoi e drejtoi në sporte si Atletikë, Volejboll etj.
727:U luajt java e 4-ët e Kategorisë Superiore deri në 21 vjeç. Rezultatet e javës janë: Turbina-Laçi 1-3, Kukësi- Bylis 2-0, Dinamo-Akademia e Futbollit 9-0, Tirana- Shënkolli 5-0, Apolonia- Teuta 3-2. Kryesojnë Vllaznia dhe Laçi me nga 10 pikë.
727: Hysaj dhe Rrahmani janë gati. Dy lojtarët kuqezi kaluan Koronavirusin dhe pritet ti bashkohen Napolit në zyrtare.
727: Keidi Bare dhe Kastriot Dermaku ndyshe nga kuqezinjtë e tjerë teksa ishin apo janë me COVID, mbetën jashtë për shkak dëmtimi. Tani janë gati dhe i janë bashkuar Espanjolit (Bare) dhe Leçes ( Dermaku).
727: Një dëmtim i kofshës së majtë së Milot Rashicës, do të lërë jashtë fushave deri në fund të janarit.“Më vjen shumë keq për Milotin, pasi kishte arritur formën optimale pas dëmtimit të pësuar pak kohë më parë”,tha trajneri Florian Kohfeldt.
727: Maradona Jr, thotë se të gjithë klubet ku ka luajtur Diego Armando Maradona duhet të tërheqin numrin 10. Përfshirë dhe Barcelonën.
727: Djali i pilotit legjendar Majkëll Shumaker, Mik Shumaker, do të garojë sezonin e ri në Formula 1 për skuadrën Haas.
727: Barcelona në një njoftim tha se Serxhi Roberto, rezultoi pozitiv për Koronavirus. Lojtari në izolim, nuk ka shqetësime.
727: Portugezi 67-vjeçar Karlos Kueiroz, është larguar nga pozicioni i trajnerit të ekipit kombëtar të Kolumbisë, njoftoi Federata e Futbollit e Kolumbisë.
727: Skënder Gega kthehet në Shqipëri ndërsa pas kurimit për COVID -19 në Turqi, nga Rinasi tha se ndihet mirë dhe se falenderon të gjithë ata që iu gjëndën në krah.