Sot / Liga e Kampionëve mes dilemave kualifikuese…

Nis sot xhiro e 5-të e takimëve të fazës së grupëve në Ligën e Europës.Në Grupin A, pas kualifikimit të Bajernit, bileta e dytë duket se do ndahet mes Atlektio Madrid dhe Lokomotivës së Moskes e cila sot pret Salsburgun. Madrilënët lipse të kalojë Bajernin ose së paku të mos humbin.

Ndërkaq mjaft e komplikuar situata te Grupi B. Kryeson Gladbah me 8 pikë,vjen Reali me 7 ndërsa Shahtjor dhe Inter janë në fund me 4 dhe 2 pikë. Gjithësesi takimet e sotme vendimtare. Italianët e Kontes thuajse jashtë, i mban vetëm matematika.

Grupin C, situata është zgjidhur me Sitin matematkisht të parin e Porton që i mjafton një pikë në dy takime.

Specifik Grupi D. Fitorja e kaluar e Atalantës në ‘Anfield’ me Liverpulin, i ka bërë lëmsh tri skuadrat e para të këtij Grupi. Kryeson Liverpul me 9 pikë por një fitore eventuale e Ajaksit sot në ishull, mund të bëjë që ekipi i Klop, të futet në vështirësi. Gjithnjë nëse Atalanta nuk do ketë probleme sot me danezët e Midtjyland që janë pa shpresë me zero pikë.

Ndeshjet sot:

18:55

Lokomotiva Moskë- Salsburg

Shahtjor Donjetsk-Real Madrid

21:00

At. Madrid-Bajern

M’Gladbah-Inter

Porto-Mançester Siti

Ol. Marsejë-Olimpiakos

Liverpul-Ajaks

Atalanta- Midtjyland

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!