Zidan përdhos Realin, Mërgimi tri pikë Salsburgut

Real Madrid nakatos situatën dhe me humbjen e turpshme sot në Olimpijski të Ukrainës me Shahtjor 2-0, vendos në pikëpyetje të madhe daljen nga grupi i Champions League.

Një rezultat që i shkon për shtat edhe Interit i cili nëse fiton dy ndeshjet e mbetura pavarësisht se ka 2 pikë, mund të dalë nga grupi. Luan pas pak në Gjermani me Gladbahun.

Ndërkaq Mërgim Berisha merr për dore Salsburgun në transfertën e Rusisë. Në Moskë, ndaj Lokomotivës, kosovari realizoi dy gola në fitoren 1-3 të skuadës kampione të Austrisë duke parakaluar në renditje pikërisht rusët.

11 ndeshje 8 gola për Berishën në ‘mërgim’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!