Arrigo Saki: Milan është për titull

Ish tekniku: Kolektivi përmirëson individët, skuadra luan shpejt.

Ish- trajneri kampion me Milanin e ‘artë’, Arrigo Saki komentoi javën e fundit të kampionatit në Seria A. Ndalur te Milan, legjenda e trajningut në Apenine shpjegon pse Milani mund të besojë vërtet te titulli kampion.

Për ‘Gazzetta dello Sport’ Arrigo Saki thotë se Pioli ka bërë një punë fantastike dhe se në grup, ka një frymë pozitive kolektive. Luajnë shpejt në mbrojtje, mesfushë e sulm…

Saki:

Puna e Piolit dhe stafit të tij po jep rezultate të papritura teknike. AC Milan fiton dhe bind. Kuqezinjtë lëvizin në një mënyrë kompakte dhe organike. , mbështetur nga një frymë kolektive dhe ekipore që rrisin bashkëpunimin, komunikimin.

Loja luhet shpejt, të gjithë praktikojnë fazën sulmuese dhe mbrojtëse , të gjithë janë të bashkuar nga një fije e padukshme që është loja. Falë kësaj dhe vullnetit të grupit të gjithë po rriten në mënyrë eksponenciale.

Kolektivi përmirëson individët. Të jesh ekip në Seria A. Një ëndërr e madhe e Milanit mbështetur te emrat jo të mëdhenj por cilësisht të mirë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!