ZlatanMilan, ‘minon’ Gatuzon në San Paolo

Java e 8, Seria A: Napoli- Milan 1-3

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç kishte të drejtë kur pas prekjes me Koronavirus deklaronte : “COVID-19, ka gjetur njeriun e gabuar’.

Në fakt paska patur të drejtë pasi 39 vjeçari, nuk po pyet as për moshë e as për infeksion. Një futbollist robust që tërheq gjithnjë Milanin drejt kreut. Provë e madhe sonte në ‘San Paolo’ teksa ndaj Napolit vendas, shënoi dy herë në fitoren e madhe kuqezi 1-3.

Për kronikë, Ibra shënoi në të 20-ën pas një harkimi nga e majta dhe goditjes së kalibruar me kokë. Dyfishimi erdhi në pjesën e dytë me një asist të Rebiç nga e majta ndërsa norvegjezi Hague, shënoi të tretin. Napoli pati një golashënues në këtë ndeshje, Mertens.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!