Maradona varroset në Bellavista

Mbyllet historia e Maradonës. Trupi i kolosit më të madh të futbollit në glob, dërgohet në banesën e fundit në Bellavista të Buenos Aires.

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, argjentinasi Diego Armando Maradona, u varros në rrethin e familjes dhe miqve më të ngushtë në varrezat e Bellavista në Buenos Aires.

Megjithëse banorëve të Buenos Aires u kërkua të qëndronin në shtëpi për shkak të masave epidemiologjike, mijëra makina dhe motorë me flamuj argjentinas u bashkuan sipas mundësive gjatë udhëtimit të autokolonës mortore nga Pallati Rosada deri në varreza.

Shumë njerëz prekën makinën me arkivolin e Maradonës ndërsa qëndronte në semaforë, dhe shumica hidhnin lule, shalle, flamuj dhe fanella.

Sakaq, arkivoli me trupin e Maradonës ishte shfaqur në pallatin presidencial, përpara të cilit u krijua një vijë kordoni e gjatë që shtrihej nëpër 20 blloqe të qytetit. Për shkak të incidenteve dhe përleshjeve, policia u desh të ndërhynte, ndërsa rreth 20 vetë u mblodhën në lamtumirën e fundit në varreza. Maradona…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!