De Biazi: Konte ka dështuar te Interi

Ish- trajneri kuqezi Xhani De Biazi aktualisht trajner i Azerbajxhanit, gjatë intervistës së gjatë të djeshme për ‘TMW Radio’, u përqendrua në momentin negativ të Interit dhe dështimin e Eriksen në aventurën me zikaltërit.

Tekniku që dërgoi Shqipërinë në fazë finale të një europiani (2016), u shfaq mjaft kritik ndaj homologut të tij te zikaltërit Antonio Konte duke i faturuar atij dështimin me Eriksenin dhe eleminimin thuajse përfundimtar nga grupet e Championsit.

Pyetjes se si ndihet danezi këtë periudhë te Interi, De Biazi iu përgjigj:

“Si qen. Nuk konsiderohet, dhe për këtë arsye nuk mund të japë më të mirën. Interi po bën më keq sesa mund të prisnim, dhe më vjen keq sepse e respektoj shumë Konte-n. Mendoja se ai mund ta çonte Interin në një nivel tjetër.

Raundi i Ligës së Kampionëve është një humbje për futbollin tonë. Gjithsesi mund ti ndodhë kujtëdo, sepse futbolli nuk është matematikë “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!