Vllaznia nuk ndalet, Kukësi fiton për… ‘Gegën’

Java e 4-ët prodhoi rezultate interesante dhe deri diku surprizë.
Kështu Tirana nuk arrin dot të kalojë Bylisin i cili në ‘Selman Stërmasi’ meritonte ndoshta më shumë se një pikë. 0-0 shifrat përfundimtarë.
Po pa gola dhe Teuta-Vllaznia. Prova e së vërtetës kalohet me sukses nga shkodranët të cilët me meritë janë në krye.
Fiton Partizani në Fier dhe sot e arrin në shifra të thellë ndaj Apolonisë 0-3.
Triumfon Kastrioti në Korçë me vendasit 1-2. Krutanët e Ndreut janë të dytët duke treguar se janë në shëndet të plotë pas kthimit nga Kategoria e Parë.
Kukësi del nga ‘llogorja’ dhe mund Laçin në ‘Elbasan Arena’ 1-0. Një fitore me dedikim për teknikun Skënder Gega që po vuan nga COVID-19. Ka menduar Agim Ibrahimi më i miri në fushë për të dyja skuadrat.
Shifrat e javës së 4-ët:
Tirana- Bylis 0-0
Skënderbeu- Kastrioti 1-2
Apolonia- Partizani 0-3
Teuta- Vllaznia 0-0
Kukësi- Laçi 1-0