Kosova, ndeshja që s’duhet humbur

Përfaqësuesja e Kosovës ka në program sot ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese në Ligën e Kombeve. Një ecuri aspak e mirë e grupit ‘Dardan’ duke parë renditjen. Sot ndaj Moldavisë, me synimin për të marrë tri pikët. Paçka se për të qëndruar në Ligën C, i mjafton qoftë dhe barazimi.

Takimi luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”duke nisur nga ora 20:45.

Ndërkaq edhe këtë takim do ta drejtojë ndihmësi Muharrem Sahiti.

Trajneri i parë Bernard Shaland pas kompozimit me COVID-19 vijon të qëndrojë që nga 21 nëntori i izoluar në Durrës.

Kosova pritet të luajë me:

Muriç; Vojvoda, Rrahmani, Drezeviç, Hadergjonaj; Shala, V.Berisha, Zhegrova, Celina; Kastrati, Muriqi. Trajner: Muharrem Sahiti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!