Shqipëria luan kartën e fundit…

Liga e Kombëve: Shqipëria luan sot fatet e grupit C4 në kryeqytet duke nisur nga ora 16:00. Fitorja e vetmja alternativë…

Do të luajë fatet e Grupit 4 në Ligën C. Shqipëria e Edi Rejas sot duke nisur nga ora 16:00 në ‘Air Albania Stadium’ me stausin e sfidantit përballë Bjellorusisë.

Nuk ka dilema, Edi Reja e do me çdo kusht fitoren për të marrë vendin e parë të këtij grupi ku kuqezinjtë po mbyllin fushatën në grupin ku tre përfaqësueset e tjera vinin nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Në deklaratën e tij dje, tekniku tha se do t’i besojë kryesisht formacionit që Shqipëria pati me kazakët pak ditë më parë.

74 vjeçari tha se do ti besojë në majë dyshes Manaj- Cikalleshi por në sektorë të tjerë pavarësisht dëshirës së stafit teknik, do duhet zëvëndësuar Hysaj (me COVID). Për Abrashin e pezulluar nga kartonët, Reja ka gati alternativen Qazim Laçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!