Teuta rikthehet në seancë, Kukësi…

Barazuan me Skënderbeun dhe fituan në transfertë me Tiranën. Teuta pret të shtunën e ‘tretë’ Kukësin.

Favorite e madhe për të rrëzuar Tiranën nga froni i kampionit. Është Teuta e cila javën e dytë, i dha goditjen e parë bardhebluve e bashkë me të dhe mesazhin se ekipi durrsak e ka seriozisht objektivin titull kur me golin e L.Vilës e mundi në Pogradec.

Këtë javë, skuadra e Martinit pret në shtëpi Kukësin. Sipas kronologjisë i bie nënkampionia në fuqi. Kukësi në dukje, pa ‘look-un e viteve të shkuara. Ende pa pikë…

Teuta në rrjete, thotë se seancat vijojnë me mungesa por në status figuron se Martini aktualisht ka vetëm mungesën e Fabian Beqjes.

Formacioni i Teutës ndaj Tiranës:

Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, E.Vila, Avdyli, L.Vila, Bregu, Hebaj

Postimi:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!