Kobinah lë Tiranën, firmos në Egjipt

Uinful Kobinah i lë shëndetin Tiranës dhe Shqipërisë. Mesfushori 29 vjeçar, ndër më të mirët e Kategorisë Superiore ka firmosur sot në Egjipt me Ceramica Kleopatra.

Ishte vetë klubi i ri i ngjitur në elitë këtë edicion teksa ka bërë zyrtare lëvizjen e ganezit. Kobinah ishte në kontratë me bardheblutë të cilët me shumë gjasë, kanë arritur të përfitojnë goxha para nga kjo lëvizje e fundit.

Ish-lojtari bardheblu pasi mori pasaportën shqiptare u fut mes një labirinthi me drejtësinë e Tiranës. Iku duke lënë prapa një skuadër më të dobësuar në cilësi dhe më të pasur në lekë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!