Vllaznia 8 gola Elbasanit

Në Grupin B, 7 gola Devollit dhe 8 të tillë sot Elbasanit, formacioni i Brdariç mesazhe të qarta rivalëve.

Vllaznia e kthen në stërvitore turin e dytë të Kupës së Shqipërisë me Elbasanin. Takimi i lujtur sot në ‘Loro Boriçi’, i vetmi takim i ditës, nisi me supermacinë e kuqebluve të cilët shënuan plot katër herë në pjesën e parë.

Stafi teknik duke alternuar elemntin në dispozicion me ndërthurjen nga grupi i futbollistëve që kanë luajtur më pak vijuan të shtynin dhe të shënonin gola të tjerë te porta e Elbasanit që militon në Kategori të Parë.

Shifrat 8-0 pati autorë të golave Dilaver,Imeri (2), Dunga, Mandiangu, Çoba dhe Da Silva dy herë në fund.

Ndërkaq për të kompletuar 1/8 e Kupës së 69-të të Shqipërisë do duhet pritur takimi i nesërm Laçi- Egnatia (13:30).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!