Kupa: Laçi
Kupa: Laçi-Egnatia mbyll turin e dytë…
Ndeshja e fundit e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të luhet nesër në 13:30 në stadiumin e Laçit mes vendasëve të Armando Cungut dhe Egnatias së Kategorisë së Parë të drejtuar këtë edicion nga Gugash Magani.
Për Grupin A, bardhezinjtë të privuar nga disa futbollistë që ishin të gumbulluar me U21 në fitoren e sotme (1-0) ndaj U21 të Kosovës, do duhet të bëjnë zgjidhje të reja.
Për fat të mirë Xhixha, A.Selmani dhe A. Marku, pjesë e Shqipërisë U21, kanë aletranativat gati. Me kurbinasit që veç Harmon janë të gjithë në dispozicion. Ndeshjen e turit të parë kurbinasit e fituan me Vorën 3:0.
Por dhe te Egnatia formacioni me pretendime këtë edicion në Grupin e Jugut, udhëton drejt Laçit me pretendime. Në turin e parë Egnatia kaloi pas penalltive Besëlidhjen në Lezhë ndërsa nesër pak kilometra në jug të stadiumit ‘Besëlidhja’, do maten me Laçin e konfiguruar për trofe.
Formacionet e mundëshme:
Laçi: Sherri,Trokthi,Ignjatoviç,Obanor, Musta, Deliu, Shehu, Mazrekaj, Ramos, Rapo, Nuabueze.
Egnatia: Hasanbelli;Markos,Krasniqi,Vogli,E.Magani,Meta,Brahimaj,Shyti, Çelhaka, Shtubina,A.Magani .
