Kupa një rebus, ikën Tirana, vjen Dinamo

Tirana zhgënjen në ‘Skënder Halili’ ndërsa skuadra kampione, është eliminuar nga ana e Korabit të Kategorisë së Parë. Sfida nuk u zhbllokua në kohën e rregullt e kështu shkoi me shtesë, aty ku në minutën e 119′-të, Skuka kryegolashënuesi i dibranëve prej dy edicionëve shënon golin e kualifikimit të ekipit të Dalipit.

Mungesat e shumta si Bekaj, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toshevski, Najdovski, Çelhaka, Kale, Kobinah, Muçi ndikuan te Tirana e cila gjithësesi, duhej të vlerësonte më mirë Kupën.

Ndërkaq te ndeshja tjetër Bylis- Dinamo teksa shkoi në shtesë sikundër Tirana- Korabi,u prodhua enjëjta situatë. Është Dinamo Italiane ajo që shtang bylisin në shtesë kur da Silva me penallti i dha kualifikimin bluve.

Tirana- Korabi 0-0 ;0-1 në shtesë.

Bylis- Dinamo 1-1; 1-2 në shtesë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!