Djarmati: Vllaznia detyrën, ende s’po medojmë për Tiranën

Në prag të ndeshjes për 1/8 e Kupës së 69 të Shqipërisë me Elbasanin nesër, sot nga klubi Vllaznia doli në konferencë për shtyp drejtori sportiv Marko Djarmati.

Djarmati:

Nesër kemi ndeshjen në 13:30 për Kupë me Elbasanin. Nuk kemi asnjë dëmtim, shpresojmë të shkojë ndeshja mirë. Nuk kemi shumë informacion nga Elbasani, s’ka video por nga informacionet që kemi marrë nga Berati në ndeshjen e parë dhe Rrogozhina të dytën besoj kemi informacionin e duhur.”

Short i lehtë këto javë…objektivi?

“Patjetër objektivi është të shkojmë sa më lart. Kupa është objektiv i klubit tonë dhe ne do të tentojmë ti shkojmë deri në fund.”

Euforia pas fitoreve?

Djarmati: “Te ju apo te unë”?  Gazetari : ‘Te lojtarët’. Djarmati:“Nuk besoj. Për mua nuk ishin surprizë këto dy fitore. kemi luajt me dy ekipe që nuk janë në nivel të lartzë por prap është kampionat shqiptar dhe ndeshjet janë shumë shumë të vështira. Absolutisht nuk e pranojnë euforinë në ekip. As stafi teknik. Duhet të pyesni dhe lojtarët, nuk është ndonjë gjë e madhe cfarë kemi bërë deri tani.

I kënaqur me një barazim ndaj Elbasanit aop vetëm fitore?

(Qesh) “Patjetër që vetëm fitore. Elbasani është Kategori e Dytë (në fakt Kategori e Parë: redaktori) ka 0 pikë 0 fitore, 7 gola të pësuar. Absolutisht jemi favoritë. Nuk besoj se do kënaqemi me barazimin.”

Vemendja te Tirana…

“Deri tani jo. ishte elbasani përpara dhe punojmë për Elbasanin. kemi mjaft kohë, një javë, dhjetë ditë deri në takimin me Tiranën. deri tani kemi punu vetëm për Elbasanin”.

Nesër Vllaznia e plotë?

Nuk është pjesa ime por besoj se do jetë një miks titullarësh. Do të jetë një formacion miks me lojtarët e stolit. Jo se është një ndeshje e lehtë por dhe trajneri duhet të shohë lojtarët çfar ka në dispozicion. A janë të gatshëm 100%. Edhe trajneri duhet të shohë lojtarët që ka në dispozicion”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!