Ilir Daja: Strategji tjetër ndaj Kukësit

Nesër në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 13:45 Kukësi dhe Partizani në duelin e parë të tyre për edicionin e ri të 82-të. Të dyja skuadrat dështuan të merrnin pikë në javën e parë ndaj nesër pritet një ndeshje ‘nervash’ ndërmjet të dyja skuadrave.

Duke folur për këtë takim, trajneri i Partizanit, Ilir Daja shpjegoi sot para mediave se te Partizani do të përipen ta lexojnë më mirë ndeshejn krahasuar me atë ndaj krutanëve.

Daja:

Do të jetë në përballje ku të dy ekipet vijnë pas një humbje. Është fillimi i kampionatit, një kampionat i cili ka filluar me dy muaj vonesë, të gjitha skuadrat kanë patur vështirësi pavarësisht se disa kanë fituar apo barazuar, skuadrat nuk janë stabilizuar qoftë në manovër qoftë në formacionet bazë. Koha që kemi në dispozicion si ne dhe Kukësi është 3 ditë. Ajo që do të jetë më konkrete do jetë leximi i ndeshjes në dinamikën e saj për të parë pastaj se çfarë duhet të bëjmë më mirë.”

Kukësi?

Ndeshja e nesërme i ka të tria rezultatet brenda. Edhe Kukësi do të bëjë të njëjtën gjë, do kërkojë tri pikët. Të dyja ekipet vijnë nga rezultate negative. Mund të bëjmë ndonjë rotacion, në ato pozicione ku kemi mundësi ta bëjmë një gjë të tillë, pa prishur manovrën të freskojmë pak ekipin. Kemi luajtur tri ditë përpara, natyrisht nuk e bëjmë dot në ato reparte ku kemi mungesë lojtarësh. Do shohim edhe në seancën e fundit nëse Bitri do të jetë apo jo i gatshëm. Mund të ndryshojmë diçka nga manovra gjë të cilën nuk mund ta zbuloj përpara ndeshjes.

Eshtë për t’u parë nëse strategjia që do të përdorim nesër do të jetë efikase apo jo edhe në dinamikën e lojës. Në ndeshje të tilla duhet të jemi pragmatistë, pasi ndeshjet e para u zgjidhën nga episodet. Kjo do jetë strategjia kundër Kukësit dhe këto do jenë ndryshimet e vogla që kemi pasur mundësi të bëjmë në këto ditë.” ,ndër të tjera Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!