Egbo i bindur: Teuta? Luajmë si ndaj Kukësit

Egbo: ʺLojtarët që kam në këtë ekip, kanë shumë mundësi të tregojnë se janë nga më të mirët në kampionat “


Emanuel Egbo kërkon vijimësi te Tirana. Pasi mundi shumë thjeshtë Kukësin në start, tani kampioni e vendit sipas Egbosë duhet të ecë sërish mbi tezen e ekipit për tu mundur.

Në konferencën për shtyp, trajneri i skuadrës së Tiranës, qa@ sërish mungesat duke shpresuar se dy të pezulluarit enda Disiplina Torasa e batha të kthehen.

Ndër të tjera Egbo:

Ndaj Teutës në Pogradec?

Njësoj si ndaj Kukësit, edhe ndaj Teutës luajmë kundër një kundërshtari që synon titullin kampion dhe do të jetë shumë e vështirë. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe do të futemi në fushë për të bërë më të mirën dhe për të marrë fitoren.

Fitorja 2-0 ndaj Kukësit ishte një shenjë apo një sinjal i mirë që dha ekipi në fushë, ndonëse me shumë mungesa. Treguam personalitet dhe tani duhet të vijojmë ashtu, për të synuar sërish triumfin në kampionat.ʺ

Stadiumi

ʺTani është koha për mbjelljen e fushave dhe do të shohim kur do të jetë gati stadiumi ynë. Tani për tani do të shfrytëzojmë opsionet që kemi, por rëndësi ka që ne të shkojmë e të japim maksimumin në çdo fushë ku luajmë.ʺ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!