Ringjallet “Selman Stërmasi”, Tirana kthehet…

“Selman Stërmasi” drejt rikthimit në normalitet. Impanti i dytë më i rëndësishëm në kryeqytet pas rimbjelljes fill pas testit Tirana-Laçi (0-1) duket se e ka marrë fizionominë e një tapeti modern.

Një vendim i marrë disi me vonesë nga drejtuesit e impiantit duke e detyruar Tiranën por dhe Partizanin të migrojnë për ndeshjet shtëpiake (Të kuqtë gjithënjë nëse kanë rinovuar kontratën për të luajtur si pritës në shtëpinë bardheblu).

Pas Korçës teksa në juglindje mundën javën e parë Kukësin 2-0, Tirana do spostohet pak kilometra për të pritur sërish një tjetër rivale Teutën. Këtë radhë në ‘Gjorgji Kyçyku’ të Pogradecit.

Klubi pasqyron në rrjete ecurinë e fushës e cila më së paku do duhet të qëndrojë e pashkelur për 35-40 ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!