De Silva: Goli im shkon në ‘Brazil’, Shqipëria fantastike


Shënoi ndaj Partizanit, premton 15 gola në sezon. Të dielën Kastrioti viziton Laçin.

Devid De Silva një ndër afrimet e fundit te Kastrioti, shpërbleu besimin ndërsa në sfidën e parë të krutanëve ndaj Partizanit luajtur në Kamzë, gjeti golin e parë.

Pas takimit braziliani ka folur për herë të parë para mikrofonëve duke shprehur kënaqësinë për golin dhe shpjeguar arsyet përse i pëlqen shumë Shqipëria. Ka dhe një dedikim për golin…

De Silva:

Jam shumë i kënaqur për këtë fitore. Jemi përgatitur prej tre muajsh për ta arritur këtë sukses. Gjithashtu, kënaqësinë ma shton shënimi i golit ndaj Partizanit, të cilin dua t’ia dedikoj familjes sime, kryesisht vajzës dhe gruas sime që janë në Brazil.

Ishte gjë e mirë për ne që e nisëm kampionatin me fitore. Përsa i përket golave, unë premtoj se gjithnjë do të mundohem të jap 100% të mundësive të mia. Dua të punoj fort që të shënoj sa më shumë gola. Shpresoj të shënoj diku te 15 gola për Kastriotin këtë sezon.

Sa për futbollin këtu. Shqipëria më pëlqen si vend, ndërsa për kampionatin nuk mund të flas shumë, por duket që është shumë i vështirë, pasi ka skuadra shumë të mira. Jam i sigurtë që këtu ka lojtarë mjaft të mirë.“deklaroi De Silva

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!