‘Bufoni’ shqiptar, Lika: Futbolli nuk njeh moshë…

Tirana luan ndaj Teutës si pritës në ‘Gjorgji Kyçyku’. Lika: “Të sillemi si kampionë”

Kur Alesio Abibi, ishi bardheblu, mori vendimin për tu kthyer në Itali te Kaveze në Seria C, deklaronte se te Tirana, Ilion Lika mund të luajë deri në moshën 50 vjeç.

Në fakt, Abibi duket se ka gjetur mënyrën për të vlerësuar një lojtar kampion si Ilion Lika (në maj do mbushë 41) i cili edhe pas afrimit te ekipi i Visar Bekajt, ecën me filozofinë ‘punoj dhe jam i gatshëm sa herë të jetë nevoja’.

Një tezë e krijuar nga Xhixhi Bufon te Juventus, aq i ngjashëm me Likën për një paralelizëm modest.

Sot Lika i tha ‘Sporti im.al’:

Pas fitores me Kukësin?

Fitore e merituar dhe nisëm mbarë. Uroj të ecim kështu edhe të dielën në Pogradec në sfidën e radhës me Teutën.

I rinuar…

Mundohem ta ndihmoj ekipin në të gjitha mënyrat. Për momentin jam mirë fizikisht, dhe i përballoj lehtë programet ditore.Futbolli po tregon se nuk ka më moshë, për momentin jam mirë dhe shpresoj të vazhdoj sa më gjatë”.

Batha dhe Torasa?

Shpresoj të falen pasi janë të dobishëm për Tiranën.”

Bekaj?

Një portier me cilësi, ndjej ta ndihmoj që të rritet profesionalisht.Është me të ardhme”

Djali portier?

Eh, ende heret për ta thënë. Ta zgjedhë vetë të ardhmen. Prindi ka detyrë ta rrisë me kushte të mira të tjerat në dorë të Zotit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!