Pregja: Jo aq ashpër me arbitrat
Kampionati i 82-të, java e parë, menjëherë me kontestime në gjykim.Ish-gjyqtari ndërkombëtar Bujar Pregja, ktualisht delegat i FSHF dhe njëherazi kryetar i Kolegjiumit të Tiranës, ka bërë moviolën e 5 takimëve të elites në studion e ABC News.
Pregja i skanoi rast pas rasti situatat duke arritur në konkluzion se ka patur gabime ndërsa me tej kërkoi që fushata ndaj xhaketave të zeza të mos jetë keqdashëse.
Pregja:
Tirana-Kukësi – “Lojtari i Tiranës godet me kokë dhe një lojtar ndodhet para portës. Ky lojtar mendoj se merr pjesë në aksion sepse tenton të godasë topin dhe është rasti kur ky pengon portierin. Duhet thënë se është e vështirë për asistentin se është një rast që duhet shumë kujdes. Gjyqtarë pas porte kishte por nuk është detyra e tij, është e asistentit kryesor dhe anësorit. Bashkëpunimi mes tyre duhet të anullojë këtë gol. Është i parregullt por është rast i vështirë. Anësori e ka të pastër por nuk e ka të pastër nëse është apo jo në rreze të portës, këtë e sheh kryesori. Nëse nuk kërcente, nuk do të ishte pozicion jashtë loje. Ai nuk e pengon portierin po të mos kërcejë.”
Teuta-Skënderbeu –”Ndoshta pozicioni që ka pasur arbitri ka bërë që të mos e shohë atë pengim që ka bërë mbrojtësi i Skënderbeut. Pengimi duket, është këmba që e pengon, por edhe Bregu ne të gjithë e dimë që është lojtar që i kërkon. Është konstatuar që simulon në kampionatet e kaluara, kjo mund të jetë një aryse që arbitri të ketë gabuar në këtë rast.”
Kastrioti-Partizani – “Në momentin që lojtari pengohet brenda zonës, ka pengim me këmbën e majtë të mbrojtësit të Kastriotit. Është dhënë penallti mendoj me të drejtë nga asistenti dhe bashkëpunimi nuk ka qenë i duhuri për ta dhënë më me shpejtësi.”
Vllaznia-Apolonia – “Kemi dy momente pozicioni jashtë loje se ndeshja ka qenë korrekte, nuk ka patur probleme. Asistenti ka dhënë dy pozicione të gabuara jashtë loje në dëm të Vllaznisë. Është mospërqendrim i asistentit dhe gabim i tij. Asistenti nuk është përqendruar në detyrën e tij për ta kryer me korrektësi.”
Bylis-Laçi –” Në pretenimin e parë të Bylisit për penallti ka vepruar drejt, nuk është prekur topi me dorë, ka rënë në kofshë. Ka bërë mirë që ka vazhduar lojën. Edhe në rastin e dytë, duket se ka goditur kokën e lojtarit dhe dora është në pozicion normal. Penalltia është dhënë pasi në atë moment, topi ka mbetur në të dy duart e lojtarit mbrojtës të Bylisit. Nuk mendoj se është faull i Selmanit para saj”.