Kadia: Jemi të kënaqur edhe 2 për zgjidhje

Ditën e djeshme me turin e parë të Kupës së Shqipërisë nisi sezoni i ri futbollistik 2020-2021.

Pas bisedimeve Duka- Rama duket se dhe Liga Profesioniste e Futbollit ka marrë mesazhet e duhura dhe kjo u paqyrua në fjalët e Sekretarit Dritan Kadia.

I ftuar në emisionin Ora Sport, ai theksoi se dy nga katër kërkesat janë plotësuar.Kadia zbulon edhe dinamiken e vetë presidentëve të klubëve me qasjen e bojkotit dhe ndalimin e tij.

Për ndeshjet derbi shuma e arkëtimeve nga tifozët janë të mëdha.  2 nga kërkesat janë të realizuara. Njëra është 6 % i aktiviteteve sportive dhe kjo do japi frymëmarrje asaj që ndodh në sport. Në sportet e tjera, prindërit paguajnë por nuk marrin faturë.

Sipas skemës së Minsitrisë së Financave, kjo e ngarkon buxhetin e shtetit me një shumë X. Garantohet që këto para do shkojnë për sportin. Askush nuk do guxojë t’i prekë paratë. Fillimisht duhet të paguajë taksat dhe të jetë i informuar.

Presidentë kundër? Njerëzit mund të jenë radikal në momentin e parë. Kishte Presidentë që thonin që nuk mund të fitonim gjë. Në fund të gjithë ishin unanim”, tha ndër të tjera Kadia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!