Bëma/ Komisioni i Disiplinës dënon Bathën e Torasën për…

Ngjet edhe kështu: Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së jep masa të rrepta për lojtarë të caktuar pas një ndeshjeje miqësore.

Tirana dhe Bylisi janë ata që penalizohen.

Bardheblutë nuk do të kenë në dispozicion për 4 ndeshje dy titullarët Idriz Bathën dhe Agustin Torasën për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarit të ndeshjes në miqësore.

Ata nuk do të jenë në fushë së paku për ndeshjen e Kupës me Shkumbinin dhe takimin e parë të Kategorisë Superiore me Kukësin.

Edhe sulmuesi i Bylisit Kudus Laval është pezulluar me 5 ndeshjeje pasi 25 vjeçari ka goditur me shkelm njërin prej kundërshtarëve në një miqësore. Rasti është raportuar nga gjyqtarët.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Lawal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!