Devolli arrin në Skënderaj

Drenica pas humbjes së kësaj jave 4-1 me Dritën, shkarkoi trajnerin Fadil Rama duke i hapur udhë një tekniku tjetër. Ajo ka ardhur ende pa u mbushur 24 orë dhe emri është ai i gjirokastritit Beldar Devolli.

Ish-trajneri i Kastriotit, pritet të zyrtarizohet nesër në Skënderaj.

Njoftimi në rrjete:

Klubi arrinë marrëveshje me trajnerin Bledar Devolli!

Skenderaj – 25.10.2020

Sot gjatë ditës, drejtuesit e klubit tonë kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Gjirokastra, Bledar Devolli.

Trajneri 42 vjeçar, do të prezentohet nesër në ambientet e KF Drenica dhe që nga nesër do fillojë punën më ekipin tonë.

Devolli ka qenë më parë në futbollin kosovar te skuadra e KEK-ut, kurse në Shqipëri ka udhëhequr skuadrat: Luftëtari, Bylis, Kamza, Kastrioti, Tomori, etj.

Na prift e mbara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!