Drita afrohet me kreun, Feronikeli…

Dy ndeshje sot për javën e 9-të të Ipko Superligës së Kosovës. Feronikeli kalon minimalisht Llapin në shifrat 1-0 duke u ngjitur në vendin e 7 me 10 pikë ndërsa golin e shënoi Ylli Hoxha.

Në ndeshjen tjetër mes Arbërisë dhe kampionëve të Drites rezultati ishte i njëjtë me gola por me kah të ndryshëm nga ai i ‘Niklit’. Drita fitoi 0-1 dhe goli erdhi nga Shabani gjatë fundit të fraksionit të parë.

Pas kësaj ndeshjeje drita anvancon drejt kreut duke qënë vetëm tri pikë larg Ballkanit kryesues.

Nesër në program tri takimet e tjera teksa spikat Ballkani- Prishtina. Në 14:00 luajnë edhe çiftet Gjilani- Besa Pejë dhe Drenica-Trepçia ’89. Drenica e Skënderajt që sot ka prezantuar Bledar Devollin si trajner të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!