Reali ëshë ‘klas’-ik ndaj Barçës

La Liga: Barcelona- Real Madrid 1-3

Klasikja Barcelona- Real Madrid i shkon miqëve nga kryeqyteti spanjoll Madrid. Zidan i kontestuar për dy humbjet me Kadiz e Shahtjor tani mund të hyjë nga ‘dera’ ndërsa fitorja 1-3 ndaj Barcelonës, duket se ka kthyer buzëqeshjen te galaktikët.

Valverde shënoi që në fillim, duke lajmëruar ‘furtunë’ në ‘Camp Nou’ por talenti Ansu Fati iu kundërpërgjigj mesfushorit mik vetëm pas tre minutash.

Në pjesën e dytë stafeten e merr kampietni Serxhio Ramos me një penallti duke dërguar shifrat në 1-2.të. Barça u mundua të rekuperojë por në fund Reali godet sërish dhe këtë herë e bën me klasin e Luka Modriç.

Kroati përfiton nga një top në hyrje të zonës futet brenda saj eviton portierin dhe një mbrojtës dhe me qetësi absolute e depoziton sferën në rrjetë 1-3. Reali në krye me 13 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!