Bartomeu në mes të stuhisë, pritet dorëheqja

Josep Maria Bartomeu së bashku me stafet e tij gjënden në mes të stuhisë.

Barcelona prej disa muajve është përfshirë nga kriza institucionale dhe ajo e rezultatëve. Në fakt, një mocion mosbesimi i mbështetur nga shumë kandidatë për zgjedhjet presidenciale të klubit katalanas, u vërtetua duke tejkaluar numrin e kërkuar prej rreth 16,000 nënshkrimeve me firma.

Një votim mosbesimi, pritet të organizohet së shpejti. Nëse arrihet deri në këtë pikë, Josep Maria Bartomeu do të luajë të ardhmen e tij te Barcelona të cilin me shumë gjasë do ta humbiste.

Në këto rrethana ai mund të largohet tani pa pritur fundin e mandatit në qershorin e 2021-it. Paçka se Asambleja e klubit katalanas ka në plan zgjedhje marsin e ardhëshëm.

Ky referendum nëse Bartomeu nuk jep dorëheqje, pritet të zhvillohet në 1 ose 2 nëntor.Janë disa media katalanase që evidentojnë situatën e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!