Ademi uron kampionin e shahut

Pasi ka stabilizuar ndjeshëm klubin e futbollit Vllaznia, ndërsa ka arritur një marrëveshje shkresore me donatorin Alban Xhaferi, Voltana Ademi hedh ‘sytë’ edhe nga sportet e tjera të bashkisë që drejton.

Në një postim të fundit, kryebashkjakja i kushton vemendje sportit të shahut dhe uron sportistin kampion Franc Ashiku për trofeun e tretë radhazi…

Postimi:

Franc Ashiku kampion kombëtar në sportin e bukur të shahut! Tradita e mrekullueshme e këtij sporti në Shkodër, vazhdon të mbahet fort me këtë kampion, që për herë të tretë e sjell titullin në qytetin tonë.

Pas një gare të fortë, në fazën finale që zgjati nga 17 deri 23 tetor 2020, Franc Ashiku arriti të mbledhë 5.5 pikë duke u renditur i pari.

Urime për titullin e tretë radhazi!Suksese kampion”-shkruan Ademi në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!