Smajlaj stërvitet në Sofje, rekord në prova…

Kampioni i kërcimit së gjati, gjatë provave në Sofje, arriti 8.40 m me pedanë stimuluese.

Nga Sofja në Bullgari vjen një tjetër panoramë triumfuesi nga kampioni i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj. Prej disa ditëve së bashku me trajnerin njëherazi dhe presdientin e Atletikes Shqiptare, Gjergj Ruli, shkodrani i cili vetëm para pak javëve ‘dogji shaminë’ e beqarit, po stërvitet të pistat e Bullgarisë.

Në një postim video, në profilin e tij në ‘Facebook’, Smajlaj shihet duke kërcyer ‘vëndëshe’. Pavarësisht se kërcimi ishte me pedanë stimuluese, 8.40 metra, janë tregues i fortë për të treguar se Smajlaj është në top formë.

Izmir Smajlaj përgatitet për garën ndërkombëtare të Turqisë, planifikuar në 18 shkurt 2021 në kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura. Për t’ja lënë më pas radhën kampionatit Europian të sallave të mbyllura në program në 5-7 mars.

(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!