Atletika spostohet në Korçë, Skënderbeu dy Kupa…

Në Korçë, nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Atletikes u zhvillua të enjten aktiviteti Kombëtar i moshave me pjesëmarrje masive nga atletë nga e gjitha Shqipëria.

Ky turne u fitua nga ekipi vendas i Skënderbeut, i cili si për femra ashtu dhe për meshkuj meritoi Kupat e rastit.

Në fakt, Federata e Atletikës me Rulin president dhe Dionisin, Sekretar të Përgjithëshëm, u duk se ishte spostuar e gjitha në juglindje pasi më herët Federata kishte programuar (21-22 tetor) kursin për kualifikim të gjyqtarëve të disiplinave të Atletikës.

Në mbyllje, Atletika organizoi sot dhe aktivitetin për fëmijë “Kids Athletics”, teksa fëmijë nga shkolla të ndryshme të Korçës asisituan në këtë aktivitet me trend sportiv por dhe edukativ mbi bazën e sportit argëtues.

Ndoqi aktivitetin edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, z.Sotiraq Filo, i cili falënderoi Federaten e Atletikes për zhvillimin e këtij aktiviteti specifik në Korçë me premtimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Sporti im.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!