Shkëlqen Ndoji, dy gola Leçes së Dermakut

Diego Lopez që zuri vendin e Delnerit në pankinë, i beson shqiptarit. Ndoji realizon dy gola në portën e Leçes.

Lopez – “Kundër Leçes do të jetë një sfidë e mirë dhe unë i kam parë djemtë duke u energjizuar dhe duke u përmirësuar dita ditës. Në mes të fushës gjithmonë kemi luajtur me tre lojtarë kështu që do të qëndrojmë kështu edhe sepse kemi lojtarët e duhur për ta bërë atë‘ deklaronte tekniku që zëvëndësoi Delnerin pak ditë më parë te ‘dallendyshet’ në prag të duelit.

Dhe që në fillim tekniku i ri, i jep besim djaloshit kuqezi nga Rubiku, Emanuele Ndojit. E mbajti në lojë që nga minuta e 1 e deri në të 79′-ën me befasinë që Ndoji shënoi një supergol në minutën e 9-të dhe një tjetër në të 67-ën pas asistit të Donarumës.

Në këtë takim kundërshtar ishte Dermaku, mbrojtësi kuqezi që e nisi nga stoli për të mos u aktivizuar asnjë minutë.

Në fund Breshia iu gëzua fitores së tri pikëve me dygolëshin e mesfushorit Ndoji dhe golit të Aye në të 90-ën. 3:0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!