Abazaj lideri i ri i Istanbulspor, Rroca në fushë…

Skuadrat janë në nxehmje, formacioni ‘shqiptar’ i etur për fitore.

Pas pak minutave (12.30) në fushë Istanbulspor i Rrocës dhe Abazajt. Skuadra turke e Ligës së Dytë, ka një transfertë mjaft delikate sot teksa do të ndeshet me Samsunspor të vendit të 4-ët me vetëm një pikë më pak.

Klubi i shqiptarëve udhëheq Ligën me 9 pikë në katër takime. Skuadra nga Stambolli, ka fokusuar portertin e Kristal Abazajt në listë-formacionin duke treguar qartë se ish- sulmuesi i Anderlehtit, ka veshur shpejt spaletat e liderit.

Javën e kaluar sulmuesi 24 vjeçar, i shënoi Bandirmaspor në fitoren 2-1. Edhe Rroca shënoi një gol të rëndë në miqësoren e fundit ndaj Fenerbahçes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!