Tahiraj firmos te Lokomotiva Zagreb

Quajeni ekip shqiptar. Lokomotiva Zagreb sapo ka prezantuar Françesko Tahirajin si futbollitin e tij të ri. Futbollisti që ka veshur edhe fanelën kuqezi të moshave, ishte pjesë e Hajduk Split dhe tani kalon si futbollist i lirë te skuadra kroate e mbushur me shqiptarë.

Fjalët e para të futbollistit me uniformën e Lokomotivës.

Së pari, unë dua të falënderoj drejtorin, trajnerin dhe të tjerët në klub për angazhimin e tyre: Ne ramë dakord për të gjitha detajet brenda pak minutash.
Jam i lumtur që erdha te Lokomotiva, do të bëj më të mirën për të ndihmuar ekipin me paraqitjet e mia. ”

Klubi në rrjete:

“Francesco Tahiraj është lojtari i ri i Lokomotiva! Ky anësor polivalent 24-vjeçar vjen si lojtar i lirë pa dëmshpërblim sepse ai përfundoi kontratën e tij me Hajduk Split këtë javë.

Francesco lindi në Torino, u rrit te moshat e Juventusit, luajti për Carpin dhe Torinon, pas së cilës ai shkoi në Slloveni te Zavrč dhe Aluminij, dhe më pas kaloi një sezon e gjysmë në Hajduk Split.

Mirësevini Tahi!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!