Shaland kapet me mediat, “ekzagjeroni…”

Nëse Aliti shënonte në minutën e 93′ për 2:2 dhe të fitonim ndeshjen në shtesë, çfarë do të shkruanit në atë situatë”?

Bernard Shaland mori dje lajmin e mirë së ka besimin e FFK-së ndërsa sot mëson se të gjithë futbollistët e grumbulluar për takimin me Slloveninë nesër, për Ligën e Kombëve, janë negativ për COVID-19.

Duket sikur harron të flasë për takimin me Sllovenët…

Zviceriani ndër të tjera sot tha:

“Kjo ndeshje nuk ishte shumë e keqe, as shumë e mirë. Rezultati ishte i keq, ishim të zhgënjyer, lojtarët kanë qarë pas ndeshjes. Ishte e trishtë. Por, mendoj se unë duhet të analizojë ndoshta edhe një herë në detaje, për të nxjerr gjithçka nga ai takim.

Mund të imagjinoni nëse Aliti shënonte në minutën e 93′ për 2:2 dhe të fitonim ndeshjen në shtesë, çfarë do të shkruanit në atë situatë? Skuadër e mrekullueshme.Mentalitet i shkëlqyer. Besuan, luftuan për Kosovë. Duhet të jetë njëjtë edhe tani.Por, mendoj se nuk jam aq budalla nëse nuk do të shihja problemet. Kur flas për problemet flas vetëm për tri ndeshjet e fundit, jo ato ndaj Anglisë e Çekisë.

Nëse flasim për këto tri ndeshje, problemet janë evidente, nuk krijojmë sa duhet. Mendoj se luajtëm mirë deri në 30 metrat e fundit. Posedimi ishte me ne në ndeshjet ndaj Moldavisë e Maqedonisë. Por, në fund nuk kishim  shumë momente ku mund të mendojmë se “oh, mund të jetë gol. Ky është problemi ynë tani. Kjo është sfida ime. Të gjej zgjidhej, partikularisht në këtë ndeshje, ndaj Sllovenisë.

Ne duhet të gjejmë zgjidhje me lojtarët që janë këtu tani. Sfida e dytë pas këtij dështimi… duhet ta dini se lojtarët janë të shkatërruar. Si dhe fizikisht lojtarët janë të dërrmuar, pasi vijnë nga një ndeshje e vështirë.

Flas për sfidat, sepse për mua, e qartë është se është detyrë e imja që t’i kthejë lojtarët në nivel të lartë për këtë ndeshje. Mendoj se është mundësi e mirë gjithashtu për të treguar mentalitetin dhe karakterin tonë.

Nuk kemi 30 lojtarë kualitativë. Por, keni të drejtë. Dje kishim takim me stafin dhe federatën dhe do të përgatitemi për kampanjën e re. Mund të them edhe se nuk duhet harruar se kemi skuadër të re. Kjo do të thotë se mund të ndryshojmë diçka, t’iu japim mundësi lojtarëve që do të luajnë muajët e ardhshëm në nivele të mira, por, shanset janë për të gjithë lojtarë.

Ndoshta lojtarë të rinj që luajnë mirë, në kampionate të mira. Por, nuk jemi në fundin e kësaj skuadre, sepse kemi dy lojtarë mbi 30, dhe të tjerët me 22, 23, 25. Lojtarët e rinj që duan të luajnë për Kosovën kanë derën e hapur”, Shaland në konferencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!