Bushi me listë të …re

Pas Edi Rejes teksa dje bëri publike listën e Kombëtares A, sot radha e Alban Bushit për atë të U21.

Shpresat kuqezi ndërsa së fundi kanë bërë progres goxha të madh kanë në program tri takime brenda 10 ditëve. Një miqësore dhe dy zyrtare.

Në fakt Alban Bushi ka vështirësi pasi Reja i ka rrembyer disa protagonistë si Kallaku, Vrioni e Çokaj. Marko Alia portier i Lacios risi e radhës, por edhe mbrojtësi të Rapidit të Vjenës, Adrian Hajdari, që më herët ka qenë pjesë e Maqedonisë së Veriut U19 ka marrë ftesë për kuqezinjtë e moshës deri në 21 vjeç.

Shqipëria U21 në 8 tetor luan miqësore me Slloveninë në Tiranë dhe më pas dy ndeshjet e fundit eliminatore të ‘Euro 2021’ ndaj Kosovës dhe Anglisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!