Dermaku te Leçe

Mbrojtësi i Kombëtares Kastriot Dermaku i bashkohet Leçes në Seria B. 28-vjeçari qëndroi për një vit te Parma, ku bëri paraqitje mjaft të mira në Seria A. Luajti edhe javën e fundit ndaj Veronës në fitoren 1-0.

Dërmaku më parë ka luajtur në tëshkuarën në Itali edhe për klube tjera si Empoli, Melfi, Pavia, Lukeze apo Kosenza. Sërish duket se e tërheq jugu i Italisë. Leçe gjeografikisht shumë pranë brigjeve shqiptare.

Njoftimi i klubit:

“Leçe njofton se ka fituar, mbi baza të përkohshme, me detyrimin e shpërblimit në rast ngritje në Serie A, të drejtën për shërbimet sportive të futbollistit Kastriot Dermaku (mbrojtës i lindur në 1992) nga Parma Calcio.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!