Gent Muça: Iki për arsye profesionale

Largimi i një ikone bardheblu si Gentian Muça nga Tirana deomos që ngre disa pikëpyetje. Mbrojtësi kryeqytetas sot 33 vjeç, ka një jetë që mban veshur uniformën e 25 herë kampionëve të Shqipërisë por pas peripecive me shëndetin, ulje- ngritjeve me formën sportive, marrëdhënjet e diktuara nga lëvizjet në drejtim por pse jo dhe nga mungesa e transparencës së kontratës së futbollistit (thonë që Muça ka marrë pak ose aspak lek gjatë viteve të fundit: aludim i redaktorit), mbartin gjithë situatëën e re të mbrojtësit që duket se do të vijojë karierën te Prishtina në Ipko.

Vetë Muça, ka shkruar në rrjete aty ku mes rreshtave, kuptohet se dashuria e vetme, eshtë ajo e fanellës bardheblu….

Me ty u linda, me ty u rrita…Dhe jo vetëm, por me ty e ndava gëzimin dhe hidhërimin”

Ty të kushtova rininë dhe karrierën time dhe si këmbim mora mbrapsht diçka që nuk blihet me para. Mora më të bukurën prej teje, mirënjohjen, dashurinë dhe duartrokitjet e të gjithë tifozerisë bardh e blu.

Ndaj për respekt të të gjithë dashamirësve bardh e blu, ndjej detyrim të sqaroj se largimi im nga KF Tirana erdhi për arsye profesionale. Kam akoma mundësi për të kontribuar në fushën e blertë. Faleminderit për gjithçka. Gent Muça, njoni prej jush! Gjithmonë bardh e blu”, pikas me germa ish- mbrojtësi i Tiranës Muça.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!