Habit kapiteni, Muça mbyll me Tiranën

Te Tirana jo gjithëçka thuhet në transparencë të plotë për publikun. Largimet e fundit të drejtorit Arbi Laçi dhe menaxherit Mario Nikolla edhe pse u përcollën me një postim falenderues por dhe ‘qetësues’, për shumëkënd, u duk misterioze. Vetë postimi i Laçit në rrejete: “Më miri të ikësh si kampion”, tregon se ata (Laçi -Nikolli) u ‘shporrën’ me pahir…

E njëjta tymnajë duket edhe në rastin e largimit të sotëm të Gentian Muçës. Kapiteni bardheblu, ndër ikonat shembull të Tiranës, befas ka deklaruar se largohet nga Tirana e tij e shtrenjtë. Fill pasi pati rinovuar në 8 gusht.

Njoftimi i klubit:

Gent Muça largohet nga Tirana.

Pas një takimi që përfundoi në shtrëngim duarsh mes presidencës dhe lojtarit Gent Muça, ky i fundit ka kërkuar largimin e tij nga skuadra. Me kerkesë të futbollistit për të vazhduar karrierën si futbollist në fushën e blertë mbrojtësi shtatlartë ka hapur rrugën për brezat e rinj duke premtuar rikthimin e tij në bashkepunime të mëtejshme me familjen e tij bardheblu! Ne i urojmë suksese të mëtejshme në karrierën e tij, njeriut që Tiranës i dhuroi gjithë jetën e tij. Më poshtë gjeni deklaratën e lojtarit.

“Sot konfirmoj largimin tim nga Klubi i Futbollit Tirana. Pas viteve të tëra duke mbajtur veshur fanellën bardheblu lë pas një histori kampionësh dhe një vit të suksesshëm. Qëllimi kryesor i këtij largimi është për ti ofruar brezave të rinj mundësinë të prekin të njëjtën ëndërr që preka dhe unë. Shtëpia e trofeve është dhe do të mbetet gjithmonë edhe shtëpia ime! E di që derën në këtë klub do ta kem të hapur kurdo. U rrita profesionalisht me dashurinë për ngjyrat bardheblu dhe i jam përgjithmonë mirënjohës këtij klubi. Falenderoj Presidentin për të gjithë mbështetjen e tij, stafin dhe të gjithë skuadrën që më kanë shoqëruar përgjatë rrugëtimit tim. I uroj ekipit suksese në Europa League dhe në cdo ndeshje mëtej. FALEMINDERIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!