Ikën senatori i fundit, Musta lë Kukësin

Tani gjithëçka vjen e zbardhet. Kukësi heq dorë nga pretendimet sezonale. Arsyeja e thjeshtë. Nga verilindorët janë larguar thuajse i gjithë ekipi i parë.

Musolli, Et’hemi, Shkurtaj, Abazaj, Rroca, Telushi, Obanor dhe së fundi Musta. Një skuadër e tërë që i dha lavdi Kukësit thujase në një dekadë…

Elbasanasi Emiljano Musta 27 vjeçari anësor, një ndër futbollistët më të mirë në Kategorinë Superiore në rolin e tij, edhe pse zgjati kontratën pak kohë më parë, për 2 vite, zgjedh të largohet.

Enigma mbetet. Gjithësesi klubi mjaftohet me falenderimin pa dhënë detaje lidhur me këtë divorc të paparashikuar.

Njoftimi i Klubit:

“Emiljano Musta nuk është më pjesë e Kukësit! Mbrojtësi nga Elbasani ka mbyllur sot aventurën e tij me skuadrën tonë. Pas një diskutimi mes klubit dhe futbollistit, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontratës. Klubi i Kukësit e falënderon Emiljano Mustën për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Emiljano!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!