UEFA: Të lumtur për kthimin e tifozëve

Ishte një provë e madhe e rikthimit të tifozëve në tribuna. UEFA guxoi. Shëmbull i qartë se pavarësisht Koronavirusit global, jeta fubollistike nuk mund të privohet. Në Hungari pati 20 mijë sportdashës. UEFA shpreh konsideratën e parë post tifozëve të rikthyer.

“Ne jemi të lumtur që provuam sërish atmosferën e vërtetë të futbollit dhe treguam se tifozët janë gjaku i këtij sporti. Se futbolli është kaq i madh falë pasionit dhe mbështetjes së tyre.”

Kështu nis raporti fillestar i UEFA-s pas Bajern Mynih- Sevilja luajtur për Superkupën e Europës në Budapest para gati 20 mijë spektatorëve të enjten.

“Nuk kishte probleme në organizimin e ndeshjes” – lexohet në shënimin e UEFA-. “Spektatorët pranuan masat paraprake dhe ndoqën udhëzimet shëndetësore të dhëna nga administratorët. Tani UEFA do të kontrollojë në detaje aspektet e ndryshme të organizatës së bashku me Federatën Hungareze të Futbollit dhe autoritetet lokale “, thuhet në raport i cili me gjasë do ndjekë kurbën e infeksionit të atyre që ishin prezent në impiantin hungarez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!