Sërish Uzuni, Ferencvarosh ka gjetur ‘magjistarin’

Është po ai. Njeriu i momentit te Ferencvarosh në Hungari. Myrto Uzuni magjeps sërish dhe shënon golin e dytë të Ferencvarosh ndaj Moldes në Norvegji. Gol i cili mund të figurojë përcaktues pas një jave në Budapest (29.09) kur skuadrat do luajnë aktin e dytë.

Në të vajtjes për Play off të Champions League, kampionët e Hungarisë janë shumë pranë realizimit të endrres për tu bërë pjesë e Grupeve. Pasi shënoi me Boli në të 7-tën, ekipi i Ksaba Mate, dyfishoi me fillimin e së dytës dhe për ta bërë këtë mendon shqiptari 24 vjeçar që ‘Sporti im.al’ i ka vënë nofkën Ferenc’Uzuni.

Krosim nga e djathta te pika e penalltisë kërcen beratasi me kokë me topin që shkon në këndin e djathtë të portës. U duk e kryer, por jo. Nuk zgjat dhe menjëherë Molde përgjigjet e shënon në të 55′ me Xhejms dhe në të 65′-tën me kapitenin Eikrem.

Në të 78′ Molde shënon golin e tretë por nuk vlen pasi gjyqtari spanjoll Karlos Del Cerro sheh një faul në zonë. Gjithësesi ai do të vijë në të 83′ me Elingsen. Por në të 86′-ën, ka një penallti të dyshimtë për hungarezët për një prekje topi me dorë në limite. Te topi paraqitet numri 14-të Haratin që depoziton në rrjetë 3-3.

Në takimet e tjera, Gent humb 1-2 me Dinamo Kiev ndërsa Olimpiakos fiton 2-0 ndaj Omonia Nikozia me gola të Valbuenës nga penalltia në të 69′-ën dhe El Arabi në të 92-ën.

Sot Play-off, Liga e Kampionëve ( të vajtjes):

Molde- Ferencvarosh 3-3

Gent- Dinamo Kiev 1-2

Olimpiakos Pire-Omonia Nikozia 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!