Gasperni pritet të bëhët “Gasperson”

Trajneri i skuadrës së Berat Gjimshitit, si pak kush në Seria A. Gati kontrata afatgjatë.

Tani mund të quhet me termin e plotë ‘Gasperson’. Po, sepse Xhanpiero Gasperini ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me Atalantën deri në vitin 2023 me një opsion edhe për 2024.

Pas drejtimit të shkëlqyeshëm të Atalantës në Seria A sezonin e kaluar dhe mbërritjes në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ai jo vetëm që do kthehet në ‘Fergursonin’ italian (së paku llogaritën 7 vite me bergamaskët) por do të ketë një rritje page.

Sidoqoftë, pseudonimi ‘Gasperson’, ka origjinë më të largët. Gasperson lindi nga vitet e Gasperinit në Xhenova kur tifozët dhe vetë presidenti Preciozi panë tek ai një trajner i cili, së bashku me klubin, u përpoqën të ndërtonin ekipin.

Në vizionin e presidentit të Atalantës, Perkasi, marrëdhënia me trajnerin do të zgjasë për gjithë jetën. Atalanta dhe Xhanpiero Gasperini nisin në 26 shtator kundër Torinos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!