Goditje potenciale, Dinamo merr Bakajn për portën

Dinamo ka zyrtarizuar edhe afrimin e sulmuesit Mustafa Enock Djidjiwa.

Nuk mund të qëndronte pasiv në këtë fazë të merkatos. Edhe pse Edvan bakaj kishte kohë deri në 2 tetor kur dhe mbyllet merkato , ish- portieri i Tiranës, Partizanit, Laçit, Besës, vendos të rikthehet te klubi ku në të shkuarën ka mbrojtur portën. Është Dinamo e Tiranës e cila prej shumë sezonësh garon në Kategori të Parë.

Ndërkaq po sot Dinamo e Kamaratës ka zyrtarizuar edhe afrimin e Mustafa Enock Djidjiwa (Xhixhiua). Një bast i vetë presidentit të bluve Marko Pontreli i cili ka deklaruar se sulmuesi do jetë golashënuesi më i mirë i Kategorisë së Parë. Xhixhiua, një njohje e vjetër, ka luajtur me Bylis, Erzenin, Burrelin.

Njoftimi:

“Me shumë vite eksperiencë në mbrojtjen e portës së shumë klubeve të rëndësishme në Superiore, objektivi i tij i vetëm është rikthimi i legjendës Dinamo në vendin ku i takon.

Portieri 32-vjeçar sezonin e fundit u shpall kampion me KF Tiranën, ndërsa më herët qe pjesë e ekipeve të Lirisë së Prizrenit dhe Dritës së Gjilanit, me të cilët mori pjesë edhe në kompeticionet europiane. Bakaj ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë me ekipe si Besa dhe Laçi. Pjesë e Dinamos ka qënë në vitin 2011, ndërsa tani rikthehet me më shumë eksperiencë për ti dhënë sigurinë e duhur katërkëndorit Blu.

FK Dinamo i uron suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë!”- njofton klubi i Dinamos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!