Egnatia miqësore pas incidentit rrugor…

Pas incidentit, Egnatia luan miqësore me Elbasanin duke fituar 6-0.

Egnatia i shpëton për mrekulli një aksidenti rrugor. Mjeti që transportonte disa futbollistë në intererarin Tiran-Durrës, u përplas me një mjet tjetër por fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime.

Është vetë klubi rrogozhinas ai që zbardh situatën me incidentin rrugor.

Një njoftimin e klubit thuhet se ka patur vetëm dëmtime materiale dhe se futbollistët janë shëndoshë e mirë.

Sakaq sot skuadra e Maganit, mundi thellë në një test miqësor Elbasanin në ‘Hasan Zyla’ 6-0. Afrimet e shumta me elementë cilësor edhe sot treguan aftësi ndërsa Xhemalaj,Brahimaj, A.Magani,Shtubina,Elezi dhe Allmuça, shënuan golat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!