LaLiga anulon startin…

Ishte parashikuar të luhej sot, kampionati starton nesër me Eibar-Selta Vigo…

Më kot admiruesit e futbollit spanjoll kërkojnë të shohin takimin hapës të LaLiga Santander ditën e sotme mes Granadës dhe Atletik Bilbao.

Ndonëse kishte vetëm pak ditë kohë, Federata Spanjollee Futbollit ka hedhur poshtë kalendarin e Ligës duke anuluar të gjitha ndeshjet e parashikuara nga e hëna në të premte.

Havier Tebas, kreu i La Liga-s e pranoi faktin e Federatës dhe Granada, kundërshtari i Teutës të enjtën e ardhëshme në turin e dytë kualifikues Europa League, do luajë nesër në orën 18:30 me baskët e Bilbaos.

Ndërkohë çifti që merr spaletat e inaguruesit të edicionit të ri në La Liga, është Eibar-Selta Vigo (16:00). Kadiz-Osasuna ndeshja e tretë spanjolle e ditës së nesërme në 21:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!