Mesi ‘mbron’ spaletat e kapitenit…

Edhe pse u bë gjithë ajo zhurmë, ‘Mesi brenda, Mesi jashtë’, argjentinasi i rikonfirmuar në skuadër edhe për një sezon, votohet sërish si kapiteni i Barcelonës.

Pike, Buskuets dhe Roberto do jenë tre zëvendësuesit e 6 herë fituesit të ‘Topit të Artë’. E gjitha ardhur pas një votimi të bërë enkas nga grupi i futbollistëve për ‘brigadierin’ e ri.

Në projetin e ri nën drejtimin e Roland Koeman, blaugranët orientohen drejt afrimit dhe shtimit me elementëe holandezë por numri 10 i katalanasëve, jo vetëm që do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e Barcelonës por me shumë gjasa do bjëjë “ligjin” në skuadër edhe me trajnerin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!