Mesi refuzoi 200 milion të Sitit

Raportohet se Mançester Siti ishte gati ta vishte me ‘ar’ Lionel Mesin nëse do pranonte ti bashkohej anglezëve.

Sipas zvicerianës “L’Illustre”, Guardiola kishte përgatitur një ofertë prej 200 milionë eurosh për ‘Pleshtin’ 33 vjeçar, e cila do paguhej me këste.

Gjithashtu argjentinasi parashikohej të fitonte edhe 20 milionë euro bonuse, nëse Siti me Mesin në skuadër do fitonte Championsin.

Por tej këtij lajmi, drejtuesit e ‘qytetarëve’ e kanë përgënjështruar këtë lajm duke spjeguar se ai nuk është i saktë.

Mesi preferoi të ruante imazhin 17 vjeçar blaugrana dhe uli pretendimet duke qëndruar edhe një vit në Katalunjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!