Sadiku te Erzurumspor

Armando Sadiku transferohet në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare teksa zhgenjeu sikurse e gjithë skuadra kuqezi ndaj Lituanisë (0-1), firmosi zyrtarisht me skuadrën e Erzurumspor në elitën turke

Erzurumspor u ngjit këtë sezon në Superligën turke dhe po konfigurohet me shpejtësi për të mos rezultuar kalimtar në ligën e lartë. Sadiku 29 vjeçar, do të luajë për dy sezonet e ardhshme për ekipin turk.

Sadiku u la i lirë nga levante e La Liga-s. Vjet lojtari elbasanas ishte pjesë e Malagas në Secunda Division duke shënuar 13 gola. Me Shqipërinë ka rekorin e një goli në fazë finale të një europiani kur në 2016, i shënoi Rumanisë në ‘Francë 2016’

Klubi e ka prezantuar sot si blerjen më të re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!